“Shahu në Shkolla” është një iniciativë që synon integrimin e shahut si mjet edukativ në arsimin 9-vjeçar, duke mbështetur nxënësit në zhvillimin e mendimit logjik, strategjik dhe aftësive jetësore. Përmes materialeve didaktike, trajnimeve dhe aktiviteteve në terren, programi krijon një mjedis ku fëmijët mësojnë të planifikojnë, të marrin përgjegjësi për vendimet e tyre dhe të ndërtojnë vetëbesim.